19 Nëntor 2024

OEA të rajonit me platformë të përbashkët për tërheqjen e investimeve

Tiranë, 14 nëntor - Ngritja e bashkëpunimit ndër-rajonal me qëllim të harmonizimit të identifikimit të pengesave dhe ofrimit të rekomandimeve për përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes është rruga e vetme për krijimin e një mjedisi më tërheqës për investitorët amerikanë.

Këto konkluzione dolën gjatë takimit të parë rajonal të Oda Ekonomike Amerikane (OEA) të katër shteteve të Ballkanit Perëndimor të mbajtur dje në Tiranë.

Përfaqësuesit e Bordeve të Guvernatorëve dhe Drejtorët Ekzekutivë të Oda Ekonomike Amerikane të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit midis odave të tyre dhe për zgjerimin e këtij rrjeti me përfshirjen e Odave të tjera Amerikane në rajon.

Si pjesë e këtij bashkëpunimi më të shtuar është paraparë organizimi i takimeve vjetore të odave rajonale për çështje specifike të interesit të përbashkët nën drejtimin e komiteteve përkatëse të Odave Amerikane.

Poashtu është dakorduar për takime më të rregullta të drejtorëve ekzekutivë dhe bordeve të guvernatorëve.

Me qëllim të paraqitjes më të mirë të mundësive të rajonit për investime si një treg më i madh, drejtuesit e katër Odave Amerikane janë dakorduar për organizimin e përbashkët të misioneve tregtare dhe konferencave për investitorë në Shtete të Bashkuara të Amerikës.

Për të arritur një koordinim më të mirë të përpjekjeve në përputhje me Strategjinë e Evropës Juglindore 2020 që mbështetet nga Bashkimi Evropian, është dakorduar përfshirja në organizimet e përbashkëta edhe të Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Serbisë.

Dhe krejt në fund, Odat Amerikane të rajonit janë dakorduar për krijimin e një platforme të përbashkët për prezantimin e lehtësirave dhe përparësive të shteteve përkatëse të cilat do t\'u paraqiten investitorëve amerikanë dhe atyre ndërkombëtarë në përgjithësi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)