Odat ekonomike të Kosovës dhe të Maltës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi
Valletta, 28 mars - Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga dhe Presidentja e Republikës së Maltës Marie Louise Coleiro Preca morën pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliut dhe kryetarit të Odës Ekonomike, ndërrmarjeve dhe industrisë të Maltës Anton Borg.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është hapi i parë i zhvillimit të mardhënieve në mes të të dyja vendeve në fushën e ekonomisë. Ky memorandum do ti mundësojë bizneseve të Kosovës dhe Maltës që të shtojnë aktivitetet afariste dhe të zgjerojnë tregjet e tyre.