Odat Ekonomike diskutojnë për sfidat e sektorit privat dhe zhvillimin ekonomik
Prishtinë, 24 mars - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) së bashku me Odën Amerikane të Kosovës (OEAK) organizojnë konferencë për media, ku do të trajtohet aktualiteti politik dhe ekonomik në Kosovë e në veçanti sfidat me të cilat ballafaqohet sektori privat në vendin tonë.
Të pranishmëve do të ju adresohet Arian Zeka nga Oda Amerikane në Kosove dhe Safet Gerxhaliu nga Oda Ekonomike e Kosovës.
Orientimi i bisedës do të jetë edhe në çështjen se a mund të jetë tani e tutje prioritet zhvillimi ekonomik i Kosovës pas një periudhe kohore tri vjecare të “ngerrçit” nga termi Demarkacion me Malin e Zi, dhe sa mund të jetë sundimi i rendit dhe ligjit përshpejtues i liberalizimit dhe garantues i zhvillimit ekonomik.