Odat Ekonomike dhe bizneset ndan mirënjohje për presidenten Jahjaga
Prishtinë, 2 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga takoi sot përfaqësuesit e bizneseve nga Oda Ekonomike e Kosovës.
Presidentja Jahjaga tha se ekonomia e tregut të lirë dhe bizneset e fuqishme janë shtylla kryesore e përparimit të Kosovës.
Ajo theksoi se procesi i integrimeve Evropiane me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit është avancuar duke i dhënë mundësi bizneseve kosovare që të jenë më konkurruese dhe të zgjerojnë aktivitetet e tyre.
Presidentja Jahjaga falënderoi bizneset duke thënë se mënyra më e shpejtë për zbutjen e papunësisë është duke përkrahur të bërit biznes dhe hapjen e mundësive të reja ekonomike.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, zotëri Safet Gërxhaliu dhe përfaqësuesit e bizneseve falënderuan Presidenten Jahjaga për përkrahjen që ajo i ka dhënë bizneseve në Kosovë.
Oda Ekonomike dhe bizneset ndan mirënjohje për presidenten Jahjaga për kontributin e dhënë në zhvillimin ekonomik, për përshpejtimin e proceseve integruese dhe përmirësimin e imazhit të Republikës së Kosovës.