Odat e kapura nga politika dhe bizneset me paligjshmëri
Prishtinë, 6 mars - Plot biznese dhe njohës të ekonomisë kërkojnë që në të gjitha odat ekonomike të Kosovës të bëhet auditimi i menjëhershëm për të mësuar se cilat biznese, që janë të lidhura me politikën, po e financojnë veprimtarinë e tyre.
Ata akuzojnë drejtuesit e odave ekonomike se nuk janë në shërbim të barabartë për të gjitha bizneset që është edhe misioni i tyre, por favorizojnë klanet e bizneseve të kapura me politikën.
Sipas tyre, kjo vlen edhe për Odën Ekonomike të Kosovës që parimisht është Oda Ekonomike bazë, por edhe odat e tjera si ajo e Amerikane, Gjermane e Franceze.
/Kosova Sot/