08 Nëntor 2024

Oda Zejtare e Dortmundit ndan certifikata për Menaxher i Ndërmarrjes

Mitrovicë, 15 mars - Akademia e Ndërmarrësisë së Kosovës, e themeluar nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) të Qeverisë së Gjermanisë, së bashku me partnerët e saj, si: Shoqëria për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), Oda e Zejtarëve në Dortmund (OZD) dhe Oda Ekonomike e Kosovës (OEK),  ka përmbyllur me sukses grupin e fundit të fazës së dytë të Top-Trajnimit “Menaxher i Ndërmarrjes 2017”. 

Qëllimi i kësaj mase trajnuese është arritur: pjesëmarrësit janë trajnuar me anë të instrumenteve dhe metodave më të mira nga praktika e ndërmarrësisë gjermane.

Ky trajnim i mbajtur për disa muaj me radhë, shtator 2016 deri në  muajin shkurt 2017,  nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, është  zhvilluar në katër module: “Personaliteti i ndërmarrësit dhe Controlling/Financat”, “Strategjitë dhe Personeli”, “Marketingu dhe Krijimi i Tregjeve” dhe “Organizimi i Bashkëpunëtorëve dhe Menaxhimi i Rreziqeve”.

Në fund të trajnimit të  gjithë  pjesëmarrësit nga kompanitë kosovare (ndërmarrësit vendorë),  u pajisen me certifikata për pjesëmarrje, të lëshuar nga Oda Zejtare e Dortmundit (OZD).

Drejtuesi i projekteve ndërkombëtare i Odës  Zejtare të Dortmundit, Tobias Schmidt, ka thënë se pjesëmarrësit e programit, përveç njohurive të fituara, tregojne interesim për bashkëpunim  me ndërmarrjet gjermane dhe ato të vendeve të Bashkimit Evropian (BE): “Gjatë këtij trajnimi ne nuk kemi folur vetëm për aftësimin tyre profesional, por edhe për këshillime dhe ndërtimin e rrjetit edhe jashtë vendit,  në nivel ndërkombëtar dhe për eksport te produkteve”.  Schmidt, shtoi se ndërmarrjet kosovare po rriten shpejtë dhe ky proces i përshpejtimit ka më nxitë nevojën për eksport dhe për bashkëpunim me ndërmarrjet gjermane.

Trajneri, Peter Holzmaier, tha se ndërmarrjet e kosovare mund të bashkëpunojnë me ndërmarrjet gjermane, sepse nga  potenciali mund të krahasohen ndërmjet vete, dhe nëse bashkëpunojnë mund të eksportojnë produktin e tyre në Gjermani.

Mirëpo, ndërmarrjet kosovare duhet të bëhen të dukshme për tregun gjerman. Përveç trajnerit kryesor, Peter Holzmaier, të pranishëm ishin edhe katër pronarë të ndërmarrjeve gjermane të cilët para pjesëmarrësve i kanë sjellë përvojat e tyre.

Ndërsa, pjesëmarrësit janë nda shumë të kënaqur me përvojat dhe njohuritë e fituara gjatë trajnimit. Fiona Xhaka, kontabiliste, e cila e përfaqësoi kompaninë “IAS Consulting”,  kompani e kontabilitetit,  u shpreh e kënaqur, sidomos me njohurit e fituara  nga moduli i marketingut.

“Kemi mësuar për marketingun elektronik dhe komunikimin me klientë dhe në bazë të këtyre njohurive të cilat i kemi aplikuar në vendin e punës,  kemi arrit m´i hap edhe dy qendra të reja nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, si në Gjakovë dhe Prizren,  po ashtu i kemi punësuar edhe gjashtë punëtorë”, tha ajo. 

Ndërsa, Zenel Dinaj,  i cili  përfaqësoi kompanin “Decon”, tha se të gjitha njohurit e fituara jam duke i aplikuar në vendin e punës.

“Kam krijuar ueb faqen dhe kam përgatitë një prezantim / katalogun profesional të kompanisë, për prezantimin e saj në tregun ndërkombëtar”, tha Dinaj. Shpëtim Mehija, përfaqësues i hotel “Afa”, tha se kemi pas disa ide nga profesorët, të cilat veç se jemi duke i implementuar, sikur që janë marrëveshjet e bashkëpunimit me agjencionet e Hajkingut, për mysafirët tanë gjatë vikendit.

Në kuadër të realizimit në përpikëri të këtij projekti, është  planifikuar edhe vizita e pjesëmarrësve në Gjermani, e cila do të  realizohet në fund të muajit maj, përgjate së cilës ata do të vizitojnë  punëtoritë e profesioneve të ndryshme të Odës Zejtare të Dortmundit, qendrat arsimore, ndërmarrje të dimensione të ndryshme për nga madhësia, takime në mes ndërmarrjeve kosovare me ato gjermane të sektorëve të ngjashme etj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)