Oda Ekonomike sot mbush 50 vjet
Prishtinë, 15 nëntor Oda Ekonomike sot mbush 50 vjet. Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), për 50 vjet të ekzistimit të saj ka qenë në shërbim të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe të krijimit të mirëqenies së qytetarëve të saj.
OEK për gjysmë shekulli u mundua dhe krijoi vlera dhe dinjitet që për shumë vjet nga qarqe të ndryshme pat tendenca që të shuhen, me te vetmin qëllim të stopimit të zhvillimit të Kosovës.
Në 50 vjetorin e themelit të Odës Ekonomike të Kosovës, kryetari i saj Safet Gerxhaliu në një intervistë për gazetën Epoka e re, është shprehur se në këtë jubile , nuk janë vetëm anëtarët e OEK-ut që duhet që të jenë krenar, pro e gjithë Kosova.
Ai ka thënë se vendi ku për shuam vjet janë të mbledhur njerëzit e biznesit në vend, ka qenë sinonim i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës.
Gërxhaliu, ka thënë se OEK, ka dhënë shumë kontribut që edhe Lufta e UÇK-së dhe rezistenca për një Kosovë të pavarur është arritur fal kontributi që ka dhënë komuniteti i biznesit në vend.
Po ashtu ai ka theksuar se jubileu i 50 i themelit të Odës Ekonomike të Kosovës, korrespondon edhe me 100 vjetorin e krijimit e themelit të shtetit shqiptar. Sipas tij 100 vjet shtet shqiptar dhe 50 vjet të themelimit të OEK-ut, janë dy ngjarje për këtë vit janë me rëndësi.
Sipas tij Kosova ka investuar shumë në infrastrukturën rrugore. "Së shpejti do të përurohet autostrada që lidh Prishtinën me Tiranën, kjo do të jetë një mundësi e mirë", ka pohuar ai.
"Është dhënë ideja që të ndërtohet edhe autostrada në drejtim të Nishit edhe pse ka pas zëra kritik ndaj kësaj ideja, unë do të thoja se ndërtimi i rrugëve të reja për Kosovën është mundësi e mirë", ka theksuar ai.
Sipas tij Kosova do të duhet që të ndërtoj edhe autostradën drejt Podgoricë.
"Pa bashkëpunim ekonomik nuk ka [pajtim të kombit, nëse do të kishim urrejtje të përjetshme, nuk do të kishte sot Bashkim Evropian, kur u pajtuan për çelik dhe thëngjill më 1952, sot kemi një komunitet që ia ka lakmi tërë bota", ka pohuar ai.
Duke shtuar se Kosova dhe të gjitha vendet e Ballkanit duhet që të shikojnë për të investuar së bashku, duke absorbuar edhe fonde të BE-së, për të ndërtuar autostrada.
"Me ndërtimin e autostradave Kosova po shndërrohet në kryeqendër ballkanike", ka pohuar ai.