16 Janar 2025

Oda Ekonomike kërkon treg të përbashkët Kosovë -Shqipëri

Prishtinë, 27 nëntor - Oda Ekonomike e Kosovës konsideron se çështjet që duhet të gëzojnë prioritet në definimin e marrëdhënieve të avancuara ekonomike mes Shqipërisë  dhe Kosovës, janë definimi i tregut të përbashkët, krijimi i kornizës ligjore në Prishtinë dhe Tiranë për nxitjen e proceseve integruese, rregullimi i sistemit të qarkullimit të mallrave në mes të dy vendeve tona dhe heqja përfundimtare e barrierave, nxitja e investimeve nga njëri në vendi tjetër dhe anasjelltas, rregullimi i qarkullimit te kapitali, p.sh krijimi i burses te perbashket Kosove – Shqiperi.


Një festë e tillë meriton absolutisht përkushtimin e të gjithëve, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, sepse ky është rast që të bëhet një bilanc i të arriturave mbarëkombëtare, por edhe ato të veçanta në Kosovë, në Shqipëri dhe në treva të tjera të Ballkanit ku shqiptarët janë shumicë.

Kryetarit i OEK-ut Safet Gërxhaliu në Konferencën për media, të mbajtur sot, ka deklaruar se megjithatë festa sikur kjo e 28 Nëntorit duhet të shërbejnë  jo vetëm për hedhjen e shikimit drejt së kaluarës. Kjo festë  duhet të shërbej edhe si nxitës i fortë që të  projektohet edhe e ardhmja e shqiptarëve këtu në Shqipëri dhe më tutje.
“Një nga çështjet më të rëndësishme e cila kërkon vëmendjen tonë këtu dhe në Shqipëri lidhet për marrëdhëniet tona ekonomike dhe nevojën jashtëzakonisht të madhe që  këto marrëdhënie të avancohen dhe bëhen strumbullar i bashkëjetesës dhe koegzistimit të dy vendeve të pavarura shqiptare në  Ballkan”, ka pohuar ai.

“Jam i bindur që festimi i 100 vjetorit të Shqipërisë  duhet të konsiderohet si një rast ideal për projektimin e marrëdhënieve tona të ardhshme edhe në fushën ekonomike”, ka theksuar ai.

Sipas tij një projektim i tillë natyrisht në vija të  trasha duhet ti vendos marrëdhëniet tona ekonomike në themele të qëndrueshme dhe ti përcaktoj prioritetet nga interesi i Kosovës dhe i Shqipërisë.

 

“Shekulli i 21 do të jetë shekull i ndryshimeve të  mëdha ekonomike, do të jetë shekulli i ndryshimeve të  mëdha në rajonin tonë dhe ai duhet të shquhet edhe për avancimin e marrëdhënieve tona ekonomike që do të  baraspeshohen për nga kualiteti dhe rëndësia me marrëdhëniet tona të shkëlqyera politike”, ka potencuar ai.

Duke shtuar se  nuk do të ishte mirë nëse presim që të krijojmë  bashkim ekonomik vetëm kur të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian. Nëse kjo vlen për politikë e  nuk vlen për ekonomi sepse bota nuk të pret duke i izoluar ata që sjellën në  mënyrë të vetëmjaftueshme.

 

“Natyrisht, projektimi i marrëdhënieve moderne dhe qëndrueshme ekonomike në mes të dy vendeve tona nuk është i lehtë  dhe nuk mund të arrihet me një konferencë për shtypi”, ka thënë ai.

Oda Ekonomike e Kosovës konsideron se çështjet që duhet të gëzojnë prioritet në definimin e marrëdhënieve të avancuara ekonomike mes Shqipërisë  dhe Kosovës, janë:

 “Definimi i tregut të përbashkët, krijimi i kornizës ligjore në Prishtinë dhe Tiranë për nxitjen e proceseve integruese, rregullimi i sistemit të qarkullimit të mallrave në mes të dy vendeve tona dhe heqja përfundimtare e barrierave, nxitja e investimeve nga njëri në vendi tjetër dhe anasjelltas, rregullimi i qarkullimit te kapitali, p.sh krijimi i burses te perbashket Kosove – Shqiperi

Brandimi i produkteve me etiketen – Albanian, harmonizimi i standardeve teknike dhe legjislacionit, harmonizimi i sistemit te edukimit, krijimi i qendrave te perbashketa per sherbime te biznesit, implementimi i hapave per tregun e perbashket permes komitetit ALBKOSPRO (dhe nënkomiteteve pro biznes, pro investime, pro tatime dhe dogana, pro standarde, pro kapital, etj)”, ka pohuar ai.

Sipas tij këto janë prioritete afatgjata të shekullit 21 që  do ti bënin homogjene ekonomitë e dy vendeve tona.

“Për ti arritur këto, në agjendë imponohen edhe çështjet dhe problemet aktuale ekonomike në zgjidhjen e të cilëve duhet të demonstrohet vullneti politik në Prishtinë  dhe Tiranë për të krijuar kornizat e tregut të përbashkët, sikur që janë: shmangie e tatimit të dyfishtë, zëvendësimi i importit nga vendet e treta me import nga Kosova dhe Shqipëria, kur kjo është e mundur,

 Percaktimi i listes se produkteve ku te dyja vendet kane avantazh konkurues dhe komplementar, zgjidhja e problemeve në anën e Shqipërisë për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit, përgatitja e studimit për arsyeshmërinë ekonomike për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Tiranë-Durrës, zgjidhja e problemeve ujore në mes të dy vendeve, Implementimi i vendimit mbi portin e Shengjinit”, ka theksuar ai.

 

Sipas tij mund të kuptohet preokupimi i zyrtarëve në të dy anët me festimin sa më të dinjitetshëm të 100 vjetorit të Shqipërisë. Këto janë rase unike kur ne kemi rast të manifestojmë solidaritet dhe unitet mbarëkombëtar.

“Por, a nuk ka qenë ky rast i mirë për ti dhënë  vendin e duhur edhe ekonomisë: për shembull me arritjen e marrëveshjes për shmangien e tatimeve të dyfishta me rastin e njëqindvjetorit të parë të Shqipërisë? Dhe një marrëveshje e tillë tu dhurohet bizneseve dhe qytetarëve në të  dy anët e kufirit në shenjë të festës sonë  të madhe”, ka theksuar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)