17 Nëntor 2024

Oda Ekonomike Gjermano – Kosovare, përkrahë protestën e ndërtuesve

Prishtinë, 21 prill - Oda Ekonomike Gjermano – Kosovare, përkrahë plotësisht protestën e Shoqatës së Ndërtuesve dhe Prodhuesve të Materialit Ndërtimor të Kosovës.

Protesta e paralajmëruar nga anëtarët e kësaj shoqate, është krejtësisht e drejtë dhe vie si rezultat i neglizhimit të vazhdueshëm nga komuna e Prishtinës, ndaj kërkesave të parashtruara.

Pas shterjes së të gjitha mundësive dhe përpjekjeve për të zgjidhur situatën e rëndë të krijuar në këtë fushë, fatkeqësisht tani, e vetmja mënyrë mbetet protestimi.

OEGJK, pos përkrahjes së Shoqatës, përmes sektorit të ndërtimtarisë, do të jetë edhe pjesë aktive e protestës së nesërme, duke kërkuar plotësimin e të gjitha kërkesave të parashtruara.
Fund
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)