16 Nëntor 2024

Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret nënshkrimin e MSA-së

Prishtinë, 27 tetor - Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret nënshkrimin e sotëm të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit në mes të Unionit Evropian dhe Republikës së Kosovës dhe e vlerëson si hap të rëndësishëm në rrugëtimin e vendit tonë drejtë anëtarësimit në UE.

OEK vlerëson se nënshkrimi i MSA-së paraqet njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe e konsideron si kontribut të jashtëzakonshëm në krijimin e kushteve për të bërit biznes dhe për përshpejtimin eprocese integruese edhe në rrafshin ekonomik.

Me këtë rast OEK thekson se nënshkrimi i MSA-së paraqet edhe një hap të rëndësishëm drejtë stabilitetit politik dhe perspektivës ekonomike dhe krijimin e kushteve të një ekonomie funksionale të tregut, që është përcaktim i strategjik dhe kushtetues i vendit tonë.

Nënshkrimi i MSA-së është gjithashtu edhe një hap i rëndësishëm në forcimin e konkurenshmërisë së kompanive vendore dhe krijon kushte më të volitshme për pjesëmarrjen e tyre në tregun ndërkombëtar.

MSA është mundësi e madhe të cilën duhet shfrytëzuar për të mirën e qytetarëve të vendit tonë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)