Oda Ekonomike anëtarësohet në Oden Ekonomike Ndërkombëtare
Paris, 22 janar - Ne vazhdën e përmbushjes se prioriteteve për ndërkombëtarizimin e komunitetit te biznesit te vendit, Odes Ekonomike te Kosovës sot ju konfirmua anëtarësimi fuqiplote ne ICC-Oden Ekonomike Ndërkombëtare, organizate ombrelle e Odave Ekonomike nga te gjitha vendet e botes.
Në këtë mënyrë Oda Ekonomike e Kosovës si organizatë më e madhe e komunitetit të biznesit në Kosovës po arrin rezultate substanciale në anëtarësimin në institucionet evropiane dhe ndërkombëtare dhe është duke iu paraprirë institucioneve tjera vendore në këtë drejtim.
Ne takimin e delegacionit te OEK-ut, nën udhëheqjen e kryetarit Safet Gërxhaliu, me drejtorin ekzekutiv të ICC, Anthony Parkes, ne selinë e ICC ne Paris, përveç konfirmimit formal te aktit te anëtarësimit u diskutua gjerësisht bashkëpunimi dhe aktiviteti i ardhshëm i OEK ne kuadër te familjes botërore te odave ekonomike, veçanërisht transferi i teknologjisë dhe know-how nga eksperiencat botërore te përfaqësimit te interesave te biznesit, përmes fuqizimit te rrjetit te odave ekonomike.
Ky sukses i radhës i OEK vjen pas anëtarësimit ne ombrellën evropiane te Odave, përkatësisht ne Eurochambres.
Duke vlerësuar lartë këtë të arritur të OEK-ut, kryetari Gërxhaliu ka thënë se në këtë mënyrë po hapen rrugët që interesat e komunitetit të biznesiot të prezantohen dhe mbrohen para odave në nivel të Evropës dhe botës dhe se kjo është edhe një kontribut tepër i çmueshëm në ndërkombëtarizimin e ndërmarresisë kosovare.