05 Nëntor 2024

Oda Ekonomike Amerikane fillon shënimin e Javës Globale të Ndërmarrësisë

Prishtinë, 19 nëntor - Në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, Oda Ekonomike Amerikane si partner disa vjeçar, po organizon 14 aktivitete të lidhura me ndërmarrësi, me qëllim të ngris vetëdijen në këtë aspekt, duke ftuar ndërmarrës të suksesshëm të ndajnë rrugëtimet e tyre si histori suksesi.

Për shënimin e kësaj jave, Oda Ekonomike Amerikane filloi realizimin e aktiviteteve të planifikuara, ku gjatë ditës u mbajtën dy tryeza të diskutimit, në Shtime dhe në Prishtinë.

Në ngjarjen e organizuar në Shtime, në bashkëpunim me Agjencionin për Zhvillim Rajonal - Qendër, të titulluar “Të bëhesh Ndërmarrës: Perspektivat e Vetë-Punësimit”, kryesisht u diskutua për përparësitë e aktiviteteve ndërmarrëse.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, gjatë kësaj tryeze u shpreh se është shumë e rëndësishme që të rinjtë ta shohin ndërmarrësinë dhe sektorin privat si mundësi për zhvillim profesional dhe të karrierës, por edhe të mënyrë së dhënies së kontributit për shtetin e Kosovës dhe shoqërinë.

Ndërsa ndërmarrësi i suksesshëm nga kompania Eurokosova - Flutra, Gojart Kelmendi, tregoi për hapat që ka marrë drejt krijimit të ndërmarrjes së tij, si dhe vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar dhe vazhdon të kalojë si prodhues.

Ai më tutje shtoi se sot megjithatë është shumë më e lehtë për të rinjtë që të nisin një ndërmarrje të re, e posaçërisht në sektorin e ekonomisë digjitale, ku mundësitë janë të pafundme.

Ndërsa, tryeza e organizuar në bashkëpunim me Fondin Kosovaro-Amerikan për Edukim (KAEF) në Prishtinë, diskutoi temën mbi “Inovacioni dhe Kontraktimi i Proceseve Afariste: Sfidat dhe Mundësitë në Kosovë” me panelin e përbërë nga Armend Ukshini, Jeta Zagragja, Ermal Sadiku, Diedon Kica dhe Egzon Halili. 

Në këtë tryezë u tha se ecuria e suksesshme e sektorit të shërbimeve digjitale në Kosovë ka identifikuar ekzistimin e një ekosistemi i cili duhet të vazhdohet nga shumë kënde. Rrjedhimisht, nga reflektimet në këtë diskutim, u tha se emërues i përbashkët në suksesin e inovacionit në këtë sektor, është entuziazmi i vazhdueshëm i Kosovës dhe kapaciteteve të saj.

Përderisa mungesa e burimeve dhe kualifikimeve adekuate ende qëndron si një nga sfidat kryesore në këtë sektor,  mekanizma të mëtejshëm duhet të merren për profilizimin e fuqisë punëtore dhe zhvillimin e strategjive afatgjate në zhvillimin e industrive që i japin Kosovës avantazh konkurrues në nivel më të gjerë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)