Oda Ekonomike Amerikane diskuton për korrupsionin në biznes
Prishtinë, 20 shtator - Luftimi i korrupsionit dhe instalimi i një kulture që mbështet dhe inkurajon etikën në biznes ëshët një sfidë me të cilën ballafaqohen shumë shtete në zhvillim.
Korrupsioni jo rrallëherë është evidentuar si një pengesë e madhe për zhvillimin ekonomik në Kosovë dhe vendit i nevojiten kampion nga sektori privat që do të luftojnë fenomenet negative që ulin potencialin ekonomik të Kosovës.
Për të diskutuar këtë dhe çështje tjera, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë të mirëpres shkëlqesinë e tij, z. Greg Delawie, Ambasador i ShBA-ve në Kosovë, për fjalim kryesor në tryezën e rrumbullakët Etika në Biznes dhe Korrupsioni dhe të ju ftojë për të përcjellur këtë aktivitet.