15 Nëntor 2024

Oda e Modës Italiane përkrah zhvillimin e modës në Kosovë

Prishtinë, 6 shkurt - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu priti sot në takim delegacionin e Odës Nacionale të Modës Italiane, kryesuar nga kryetari i nderit i kësaj Ode, Mario Boselli dhe me këtë rast u bisedua lidhur me mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy asociacioneve të biznesit nga Italia dhe Kosova.

Në takim morën pjesë edhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Republikën e Italisë, Bukurie Gjonbalaj dhe zëvendës ambasadori i Republikës së Italisë në Kosovë, Salvadore Marino.

Kryetari Gërxhaliu me këtë rast shprehu interesimin e bizneseve kosovare për mundësitë e bashkëpunimit me Odën Nacionale të Modës së Italisë dhe kërkoi përkrahjen dhe ndihmën e kësaj Ode në krijimin e kushteve për zhvillim të veprimtarisë së modës në vendin tonë, duke përcjell eksperiencat dhe të arriturat më të reja në këtë lëmi.

Kreu i Odës propozoi që të shikohen mundësit e bashkëpunimit në mes të kompanive nga lëmi i modës nga Italia me ato kosovare dhe mundësinë e prodhimit të produkteve të tilla nga ana e kompanive vendore.

Zotëri Bosselli shprehu gatishmërinë e tij dhe stafit të Odës së Modës Italiane për të përkrahur zhvillimin e kësaj industrie në vendin tonë dhe me këtë rast konfirmoi gatishmërinë për të përcjell eksperiencat dhe trendët më të reja në lëmine e modës tek kompanitë e interesuara kosovare duke lënë njëkohësisht të hapur mundësinë e bashkëpunimit konkret me biznesin vendor në këtë lëmi.

Ndryshe delegacioni o Odës Nacionale të Modës së Italisë gjatë ditës së sotme do të ketë takime me kryetarin e asociacionit të prodhuesve të tekstilit, me Shoqatën Grat për Grat dhe do të vizitoj Prizrenin dhe Rahoveci.

Gjatë ditës së djeshme ky delegacion ishte pritur edhe te ministri i zhvillimit ekonomik, Blerand Stavileci.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)