05 Nëntor 2024

Oda e Afarizmit të Kosovës zëri më i fuqishëm i përfaqësimit të bizneseve

Prishtinë, 28 mars - Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka mbajtur Kuvendin e Rregullt të punës ku u prezantuan aktivitetet, të arriturat dhe raporti financiar i OAK-së për vitin 2018, me ç’rast u miratuan edhe Plani i Punës dhe Buxheti për vitin 2019.

Kryetari i Bordit të OAK-së, Skënder Krasniqi, falënderoi bizneset për praninë e tyre duke i njoftuar se Oda e Afarizmit të Kosovës, falë bashkëpunimit të ndërsjelltë me bizneset  ka arritur që të jetë odë kredibile dhe zëri më i fuqishëm i përfaqësimit të interesave të tyre.

Duke marrë pjesë në instancat më të larta të qeverisë si Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik dhe legjislativ në të gjitha komisionet e Kuvendit të Kosovës, OAK është duke u angazhuar që zëri juaj të jetë në çdo institucion për të përmirësuar ligjet dhe klimën e të bërit biznes, shtoi më tej Krasniqi.

Ndërsa Arkatari i OAK-së Hamdi Malushaj, në një fjalim rasti tha se aktualisht jemi në një situatë ku popullit i është luhatur besimi i të jetuarit në vend, dhe shkaktar kryesor i kësaj gjendje është ngecja e zhvillimit ekonomik.

Malushaj tha se biznesi është shtylla kryesore e zhvillimit të vendit, andaj biznesi i organizuar do të shndërrohej në partner të fortë të qeverisë, dhe do të kontribuoj që vendi të ndryshoj në aspektin pozitiv.

Anëtari i OAK-së Hysni Zogaj theksoi se që nga themelimi Oda e Afarizmit të Kosovës ka vizituar një pjesë të madhe të bizneseve në Kosovë, duke punuar shumë për të gjitha bizneset pa dallim a është biznes i madh, i mesëm apo i vogël, dhe duke lobuar fortë për problemet e tyre. Zogaj luti bizneset që të bashkohen për luftimin e së keqës dhe të dretjat e tyre.

Udhëheqja e Kuvendit të punës u bë nga Nënkryetari i Bordit të OAK-së Arsim Selmonmusaj.

Ndërsa Sekretari i Bordit Diamant Elshani, para bizneseve anëtare të OAK-së, prezantoi punën e Odës përgjatë vitit 2018, ku u raportua mbi takimet e shumta me bizneset, institucionet vendore, ambasadat në Kosovë, investitorët e huaj, trajnimet për bizneset anëtare, shërbimet dhe një pjesë e madhe e aktiviteteve të  realizuara.

Gjithashtu, u prezantua planifikimi i aktiviteteve për 2019, buxheti për këtë vit si dhe të hyrat dhe aktivitetet që Oda e Afarizmit të Kosovës planifikon të sjell përmes planit të punës.

Nënkryetari i  Bordit të OAK-së, Arsim Selmonmusaj, i hodhi në votim të gjitha këto pikat, ku të gjitha propozimet u aprovuan unanimisht.

Në fund të takimit u shpërndanë çertifikata për bizneset anëtare dhe u organizua një koktej rasti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)