06 Nëntor 2024

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga Qeveria të largoj normativin

Prishtinë, 20 shtator - Ligji për Sekret Tregtar, mbrojtja e markës tregtare dhe harmonizimi i ligjeve aktuale është nevojë fillestare për një biznes të sukseshem dhe konkurent në Kosovë dhe mundësi për ardhjen e investitorëve, u tha ndër të tjera në takimin që Oda e Afarizmit të Kosovës(OAK) zhvilloi me Agjencinë për Pronësi Industriale (API).

Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës Skënder Krasniqi fillimisht uroi drejtorin Gashi për pozitën dhe njoftoi nga afër për angazhimet e OAK-së në favor të krijimit të një klime sa më të përshtatshme të të bërit biznes në Kosovë. Një ndër kërkesat kryesore të adresuara nga Oda ka të bëjë me Ligjin për Sekret Tregtar i cili momentalisht nuk ekziston si i tillë në Kosovë, por bizneset po e shohin si shumë të nevojshëm. Gjithashtu u konsiderua që mungesa e këtij ligji po ndikon në largimin e investitorëve të huaj, pasiqë ata para se të investojnë në një shtet fillimisht hulumtojnë se çfarë ligje ekzistojnë, sa aplikohen e të ngjashme.

Oda e  Afarizmit me këtë rast kërkoi gjithashtu nga API që Qeveria e Kosovës të largoj normativin sepse kjo drejtëpërdrejt shkel sekretin tregtar.

Gashi theksoi që Ligji për Sekretin Tregtar, i dalë nga MSA, ende nuk ekziston por pritet që hartimi i tij të filloj në shkurt të vitit në vijim përmes një projekti që do të zgjas tre (3) vite dhe në të cilin do të angazhohen ekspertë. Ai gjithashtu shtoi që këtë ligj e kanë shumë pak vende të botës dhe se do të mundohen ta realizojnë në mënyrën më të mirë të mundëshme.

Gashi shtoi që Neni 7 i MSA-së e që i dedikohet pronësisë industriale është totalisht i pazbatueshëm, kjo sepse Kosova ka një ligj të miratuar për këtë çështje dhe se për hartimin e këtij neni nuk janë marrë paraprakisht mendimet e kësaj Agjencie.

Sipas Gashit një e veçantë e ligjeve të bëra nga kjo Agjenci është se çdo ligj në fund të tij ka një paragraf i cili thekson se “Ky ligj hyn në fuqi pas anëtarësimit në BE”.

Krasniqi tha që ka edhe disa raste të tjera të identifikuara nga Oda e në të cilat ekziston mungesa e harmonisë ndërmjet ligjeve vendore dhe për këtë konsiderohet i domosdoshëm formimi i një zyre që do të kontrollonte harmonin dhe kundërshtimet ndërmjet ligjeve, para se ato të miratohen. Ai gjithashtu shtoi që bizneset anëtare janë të interesuar të kenë më shumë informata për mënyrat e mbrojtjes së produkteve për të cilat kanë përfaqësinë, nga hyrjet e të njëjtave produkte nga biznese tjera.

Lidhur me mbrojtjen e produktit për të cilin biznesi ka përfaqësinë, Gashi tha që biznesi fillimisht duhet të merrë një vendim nga API përmes së cilës dëshmon që ai ka të drejtën ekskluzive për produktin e caktuar e pastaj të bëjë kërkesë në Dogana, sepse mosposedimi i një vendimi të tillë nga API bënë që çdokush  të ketë të drejtë t’i përdorë këto produkte.

Në këtë takim Oda e Afarizmit të Kosovës u përfaqësua nga: kryetari i bordit Skënder Krasniqi dhe zyrtarja Mirjeta Shala.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)