07 Nëntor 2024

Oda Amerikane thërret për përpjekje gjithëpërfshirëse për çrrënjosjen e korrupsionit

Prishtinë, 8 dhjetor - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) vlerëson se lufta kundër korrupsionit duhet të zërë një vend të rëndësishëm në agjendën e punës së Qeverisë së Kosovës dhe nuk duhet të mbesë në hije të çështjeve të tjera të natyrës politike.

Fuqizimi i përpjekjeve për luftimin e korrupsionit sipas OEAK do të ishte dëshmi e rëndësishme e përkushtimit të institucioneve të vendit për përmirësimin e mjedisit për të bërë biznes edhe në terma praktikë, dhe një mundësi për përmirësimin e imazhit të vendit para investitorëve seriozë të huaj.

Kjo sipas OEAK duke pasur parasysh perceptimin për prani të lartë të korrupsionit, i cili reflektohet në raporte të ndryshme të organizatave ndërkombëtare dhe vendore.

Një gjyqësor efikas, i pavarur por llogaridhënës është jetik në çrrënjosjen e korrupsionit dhe shmangien e rrezikut të investimeve, e rrjedhimisht do të dërgonte një sinjal tejet të rëndësishëm tek investitorët e huaj potencial.

Oda Amerikane kërkon transparencë më të madhe edhe në aktivitetet e prokurimit publik, si dhe zbatim të efektshëm të të gjithë mekanizmave të tjerë ligjorë për raportimin e korrupsionit, që do të ndikonte në rritjen e besimit të bizneseve dhe qytetarëve lidhur me raportimin e korrupsionit.

Përveq obligimit për të raportuar korrupsionin, bizneset në anën tjetër, duhet që në aktet e tyre të brendshme qeverisëse të përjashtojnë korrupsionin si mënyrë për të bërë biznes.

Një mjedis pa korrupsion do të ofronte mundësitë që bizneset e vogla dhe të mesme të gëzojnë në mënyrë të barabartë prospektet e rritjes. Një mjedis i tillë është veprimi më i mirë i mundshëm që institucionet mund të ndërmarrin për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, vende të reja të punës, liri të lëvizjes dhe siguri më të madhe.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)