Oda Amerikane shpërblimen tatimpaguesit e vitit
Prishtinë, 21 dhjetor - Me qëllim të inkurajimit të pagesës së rregullt të tatimeve, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë edhe sivjet shpërbleu tatimpaguesit më të mëdhenj në Kosovë në tri kategori për vitin 2011. Kompanitë u shpërblyen duke u bazuar në të dhënat zyrtare të tatimpaguesve.
Në këtë mënyrë Oda Amerikane ka vazhduar traditën e dhënies së mirënjohjes për kontribuuesit më të mëdhenj të buxhetit të shtetit.
Në kategorinë tatimpaguesve më të mirë me qarkullim vjetor prej 100,000 deri 1,000,000 euro u shpërblyen ndërmarrjet \"Elnor\", \"Albi Mc\", Grant Thornton L.L.C., F.B.I. TREPÇA dhe IMS - Refractory\".
Në kategorinë e tatimpaguesve më të mirë me qarkullim vjetor 1,000,000 deri 2,000,000 euro u shpërblyen \"Arena Engineering \", \"Banja e Kllokotit \", Deloitte Kosova\", Vila Gërmia\" dhe \"Newco Trofta\" ndërsa ndër tatimpaguesit më të mirë në kategorinë e bizneseve me qarkullim vjetor mbi 2,000,000 euro u zgjodhën Coca-Cola HBC, \"Fortesa\", \"SHARRCEM\", Studio Moderna Kosovë\", dhe ASSECO SEE.
Kompanitë e shpërblyera me mirënjohjen Tatimpaguesi i Vitit, njëherit janë edhe kompanitë të cilat punësojnë numrin më të madh të të punësuarve duke ndihmuar kështu edhe në ruajtjen e mirëqenies së qytetarëve të vendit.