16 Nëntor 2024

Oda Amerikane organizon Javën e Arbitrazhit në Kosovë

Prishtinë, 12 tetor - Në përvjetorin e katërt të themelimit të institucioneve të arbitrazhit në Republikën e Kosovës, Qendra për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon nga sot deri më 16 tetor javën e arbitrazhit e cila do të përfshijë aktivitete që kanë për synim promovimin e mëtejmë të përparësive që ofrojnë arbitrazhi dhe ndërmjetësimi si mjete më efikase të zgjidhjes së kontesteve komerciale.

Me këtë rast, Oda Amerikane do të organizojë më 13 tetor një tryezë mbi rëndësinë e arbitrazhit për bizneset e Komunës së Gjilanit, më 14 tetor do të organizojë një webinar (seminar përmes internetit) për gratë arbitre me Beata Gessel-Kalinowska vel Kalisz, eksperte polake e arbitrazhit dhe e së drejtës komerciale, si dhe më 16 tetor do të organizojë një diskutim të hapur me studentët e Universitetit Universum.

Ngjarja kryesore në kuadër të javës së arbitrazhit do të jetë konferenca \"Arbitrazhi në Evropën Juglindore: Rasti i Kosovës\" e cila organizohet më 15 tetor në bashkëpunim me Forumin e Arbitrave të Rinj (YAF) të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC) me seli në Paris.

Arbitrazhi është mekanizëm më efikas i zgjidhjes së kontesteve të natyrës komerciale dhe si i tillë ofron përparësi të jashtëzakonshme për ndërmarrjet private duke e pasur parasysh mosefikasitetin e punës së gjykatave përkatëse. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)