22 Dhjetor 2024

Oda Amerikane kërkon të mos votojë tërheqjen e kursimeve pensionale

Prishtinë, 22 qershor - Në kohën kur pritet të nisë shqyrtimi i ndryshimeve të propozuara të Ligjit për Fondet Pensionale nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, u bënë thirrje deputetëve që të mos aprovojnë këtë nismë ligjore.

Të mundësuarit e tërheqjes së kursimeve pensionale nuk duhet të jetë përgjigje në sfidat aktuale ekonomiko-sociale të vendit, kjo edhe për shkak të pasigurive të shumta që karakterizojnë mjedisin ekonomik global dhe thellimin e mëtejmë të vështirësive në muajt në vijim.

Oda Amerikane thekson se pavarësisht autoritetit të tyre, deputetët e Kuvendit të Republikës kanë përgjegjësi që të nxjerrin politika të cilat garantojnë dhe përmirësojnë në mënyrë të vazhdueshme mirëqenien e qytetarëve, prandaj nuk mbështet nismat të cilat gërryejnë perspektivën për jetë të dinjitetshme pas moshës së pensionimit.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përsërit edhe thirrjen e saj për dialog gjithëpërfshirës, në rend të parë ndërmjet hisedarëve politikë, por edhe të tjerëve, për një program të masave monetare e fiskale, të cilat do të adresonin sfidat aktuale dhe do të lehtësonin jetesën e qytetarëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)