02 Nëntor 2024

Oda Amerikane kërkon intensifikimin e dialogut publiko-privat

Prishtinë, 6 prill - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh besimin e saj fuqishëm se në situatën në të cilët po kalon vendi është e nevojshme ruajtja dhe intensifikimi i dialogut publiko-privat.

Në këtë aspekt, Oda Amerikane i kërkon Qeverisë në detyrë të fuqizojë mekanizmat formalë të dialogimit, përfshirë këtu edhe Këshillin Kombëtar të Zhvillimit Ekonomik (KKZHE).

Njëra ndër përgjegjësitë e KKZHE-së përfshin edhe fuqizimin e rolit të komunitetit të biznesit në procesin e zhvillimit ekonomik të vendit, prandaj duke pasur parasysh situatën e paprecedentë nëpër të cilën po kalojmë, është me rëndësi që ky Këshill të mund të japë kontributin e tij, me qëllim të zbutjes së ndikimit negativ dhe minimizimit të pasojave në sektorin privat dhe ekonominë në përgjithësi.

Oda Amerikane thekson se institucionet e shtetit të cilat marrin në konsideratë kufizimet dhe rekomandimet e sektorit privat kanë mundësi më të madhe për përcaktim të mirëfilltë të prioriteteve dhe hartim dhe zbatim të procesit të reformave në përputhje me nevojat e sektorit privat.

Zbatimi i pakos së masave emergjente, por edhe hartimi i programit të rikuperimit pas pandemisë COVID19, duhet të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me bizneset, organizatat që përfaqësojnë interesat e sektorit privat, instituteve ekonomike, akademinë, si dhe me ekspertët individualë të ekonomisë.

Në fund, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përsërit zotimin e saj për kontribut aktiv në dialogun publiko privat, por edhe mbështetje të institucioneve legjislative dhe ekzekutive në procesin e hartimit të politikave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)