06 Nëntor 2024

Oda Amerikane bënë thirrje për shpenzim më të kujdesshëm të parasë publike

Prishtinë, 14 qershor – Sektori privat në Kosovë vazhdimisht është përballur me sfida të ndryshme që nga pavarësimi i vendit. Në anën tjetër, Republika e Kosovës ka ruajtur në vazhimësi stabilietin makroekonomik, derisa ka arritur të mbajë borxhin publik brenda niveleve të rekomanduara.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë vlerëson pozitivisht faktin se ky stabilitet është ruajtur pa rritje të normave tatimore dhe në rrethana të një deficiti të lartë tregtar. Në këtë aspekt, Oda Amerikane beson se bashkëpunimi me Fondin Monetar Ndërkombëtar ka sjellë rezultate të jashtëzakonshme, duke ndihmuar Qeverinë në ruajtjen e performancës pozitive në politikat fiskale dhe stabilitetin ekonomik.

Sidoqoftë, Oda Amerikane shpreh shqetësimet e saj lidhur me tendencat e fundit në rritje të shpenzimit të pakontrolluar të parasë publike. Kjo gjithashtu përfshin edhe vendimet e marra pa një konsideratë të implikimeve financiare për buxhetin e vendit. Oda Amerikane shpreh brengën e saj edhe me shpenzimin e pakontrolluar të fondit rezervë të shtetit.

Oda Amerikane beson se vazhdimi i sjelljes së tillë do të rëndojë ngarkesën mbi arkën e kufizuar të shtetit dhe rrjedhimisht do të rrisë ngarkesën tatimore mbi sektorin privat. Një veprim i tillë do të përkeqësonte sistemin tatimor në Kosovë, si dhe do të rrënonte prospektet për një sektor më të fuqishëm privat, si dhe rritje të investimeve të huaja direkte.

Në fund, Oda Amerikane edhe një herë bënë thirrje për një menaxhim më të kujdesshëm të financave publike, duke vënë theksin mbi rëndësinë e investimeve kapitale të cilat do të ndikonin në sektor më të fuqishëm privat, krijim të vendeve të punës dhe rritje të qëndrueshme ekonomike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)