OCDE: Kanada, Kina dhe SHBA në rrugë të mirë ekonomike
Paris, 13 nëntor - Një dobësim i rritjes ekonomike do të regjishtrohet në vendet e mëdha gjatë muajve të ardhshëm, kryesisht në rajonin e zonës euro, me përjashtim të një stabilizimi të mundshëm në Itali, po shenja të dukshme balancimi financiar po shfaqen në Kinë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas indikatorëve ekonomikë, të publikuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OCDE).
''Këto indikatorë, tepër të njohur për parashikimin në avancë të pikave të kthesës së veprimtarisë ekonomike në raport me tendencat, vazhdojë të tregojnë qartë perspektiva të një rritjeje të dobët për shumë prej ekonomive të mëdha të botës, por shenja të dukshme stabilizimi po shfaqen në Kanada, Kinë dhe SHBA", ka njoftuar Organizata e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik, (OCDE), në një deklaratë të bërë publike në kryeqytetin e Francës, Paris.
Në zonën euro dhe në krahasim me muajt e kaluar, kur këta indikatorë tregonin një përkeqësim të perspektivave, shenja të dukshme stabilizimi mund të shfaqen në Itali, në Japoni, në Gjermani dhe në Francë.
Mes fuqive në zhvillim, klubi i vendeve më të pasura në botë thekson se rritja ekonomike do të mbetet e ulët në Indi dhe në Rusi.