Ocampo dorëhiqet nga gara për Bankën Botërore

Washington, 15 prill - Kolumbiani Jose Antonio Ocampo është tërhequr nga gara për kreun e Bankës Botërore duke i hapur rrugën dy garuesve të tjerë Ngozi Okonjo-Iweala nga Nigeria dhe koreano-amerikanin Jim Yong Kim, i cili konsiderohet si favoriti për këtë post.
"Është e qartë se kjo garë nuk është bazohet në meritat e kandidatëve, por është një sprovë politike",-tha ai.
Komentet e tij iu referuan gjasave që një amerikan të zgjidhet në krye të Bankës Botërore pasi SHBA ka më shumë vota në panelin drejtues.