15 Nëntor 2024

Obligimet ndaj veteranëve do të kryhen shumë shpejt

Prishtinë, 11 janar - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka mohuar mundësinë e shpërdorimit të fondit për veteranët e UÇK-së.

Ai në një intervistë për ‘Epokën e re’ ka bërë me dije se shumë shpejt Qeveria e Kosovës do t’i kryejë obligimet financiare ndaj veteranëve.

Sipas tij, vonesat për pensionet retroaktive për këtë kategori kanë ndodhur për shkak të numrit të madh të veteranëve.

Abrashi ka treguar se për gjetjen e një zgjidhje janë duke punuar me Ministrinë e Financave.

Ai ka thënë se do ta realizojnë edhe takimin me përfaqësuesit e OVLUÇK-së, të cilët ka një kohë që kanë kërkuar takim me drejtuesit e Qeverisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)