Obiliqit i rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm
Obiliq , 27 dhjetor - Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina sh.a. njofton të gjithë konsumatorët e Komunës së Obiliqit ( qytetin dhe fshatrat përreth, ata të cilët furnizohen me ujë nga rezervuari Shkabaj përfshirë Termocentralin Kosova A) se furnizimi me ujë të pijshëm do u rikthehet në krojet e tyre, sonte në orën 19:00.
Ndërprerja është bërë nga dita e djeshme, e shtunë , ora 08:00, dhe se punimet e planifikuara teknike, në kuadër të Fazës së II-të të investimeve në rezervuarin Shkabaj dhe në afërsi të termocentralit Kosova A, po përfundojnë më herët sesa është planifikuar, për shkak të përkushtimit të madh dhe punës së palodhshme të punëtorëve.( 13 orë më herët).
Misioni i Kompanisë Ujësjellësi RajonalPrishtina është furnizimi me ujë të pijshëm me standardet e OBSH-së, maksimalizimi i kohës së furnizimit, largimi i ujërave të ndotura, si dhe mirëmbajtja dhe zgjerimi i rrjetit të ujit për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, përmes investimeve në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.