Obiliqi dheTermocentrali Kosova A, 48 orë pa ujë
Prishtinë, 25 dhjetor - Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina njofton të gjithë konsumatorët e Komunës së Obiliqit qytetin dhe fshatrat përreth, ata të cilët furnizohen me ujë nga rezervuari Shkabaj përfshirë Termocentralin Kosova A) nga nesër do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
Ndërprerja e tillë do të bëhet për shkak të punimeve të planifikuara teknike, në kuadër të Fazës së II-të të investimeve ( kyçja e linjës magjistrale, gypi me diametër HDPE fi 560 mm. Kyçjet do të realizohen në lidhjen te rezervuari Shkabaj dhe në pjesën ku do të bëhet degëzimi për furnizim me ujë të njësisë - Termocentrali Kosova A. Përveq këtyre dy kyçjeve kryesore, do të realizohen edhe kyçje të tjera më të vogla, ditën e shtunë dhe të diel.
KUR Prishtina sh.a., kërkon mirëkuptim nga konsumatorët e Komunës së Obiliqit duke i sygjeruar që të ndajnë rezerva të ujit të pijshëm, deri në përfundimin e punimeve.
Misioni i Kompanisë Ujësjellësi RajonalPrishtina është furnizimi me ujë të pijshëm me standardet e OBSH-së, maksimalizimi i kohës së furnizimit, largimi i ujërave të ndotura si dhe, mirëmbajtja dhe zgjerimi i rrjetit të ujit për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, përmes investimeve në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.