Obama u kërkoi bankave të punojnë më shumë kundër evazionit fiskal
Washington, 8 maj - Presidenti amerikan, Barack Obama i kërkoi bankave që të bëjnë më shumë për të luftuar fshehtësinë e kompanive fantazmë, në kuadër të skandalit të evazionit fiskal Panama Papers.
Ne i themi institucioneve financiare, ju duhet të bëni më shumë, theksoi presidenti gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.
Thesari amerikan publikoi dje një ligj që detyron institucionet financiare të identifikojnë pronarët real të kompanive të regjistruara në SHBA.
Deri tani, bankat në SHBA ishin të detyruara që të kishin njohuri të përgjithshme ndaj klientëve të tyre, kjo nuk i pengonte që të hapnin llogari në emër të kompanive fantazmë anonime.