16 Janar 2025

Obama takohet me ligjvënësit për evitimin e krizës ekonomike

Washington, 28 dhjetor - Pritet që presidenti amerikan, Barack Obama, do të takohet me ligjvënësit e Kongresit për bisedimet e fundit për evitimin e krizës së re ekonomike, për shkak të së ashtuquajturës “tatëpjetë fiskale”.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Obama sot do të takohet me liderët demokratikë dhe republikanë në Senat dhe Dhomën Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë mbahet vetëm katër ditë para se qeveria të ballafaqohet me “tatëpjetën fiskale”, që paraqet ngritje automatike të taksave dhe të shkurtimeve të shpenzimeve, të cilat hyjnë në fuqi në kuadër të reduktimit të deficitit masiv të Shteteve të Bashkuara.

Ekonomistët kanë tërhequr vërejtjen se më se 600 miliardë dollarë, sa ëashtë vlera e këtyre masave, mund ta çojnë ekonominë më të madhe në botë në recesion.

Deri tash, Obama dhe ligjvënësit disa herë janë përpjekur të pajtohen për reformat buxhetore për t’i evituar pasojat e arshpra potenciale të “tatëpjetës fiskale”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)