Obama shton thirrjet për më shumë vende pune
Washington, 9 tetor - Presidenti Barak Obama po shton thirrjet për të miratuar planin e tij për krijimin e vendeve të punës. Senati amerikan pritet të votojë për projekt-ligjin të martën.
Gjatë fjalimit të tij të përjavshëm sot, Obama tha se Akti Amerikan i Punës do të vendosë mijëra mësues, policë dhe punëtorë ndërtimi në punë dhe do të shkurtojë taksat për bizneset e vogla.
Presidenti Obama tha se është i gatshëm të dëgjojë republikanët në se kanë një plan më të mirë për të nxitur ekonominë.
Ai tha se plani i tij parashtron hapat e nevojshëm për të ndihmuar ekonominë në vështrimin afatgjatë.
Obama shtoi se ky plan do të paguhet duke u kërkuar milionerëve dhe miliarderëve të paguajnë më shumë taksa.
Në përgjigjen që dha në emër të republikanëve, senatori Xhon Thun i shtetit të Dakotës Jugore, e kritikoi propozimin e Presidentit duke e quajtur një dredhi për të ruajtur postin e tij në vend që të krijojë vende pune për amerikanët në vështirësi.