20 Nëntor 2024

Obama: Shkurtimet po dëmtojnë ekonominë

Washington, 2 maj - Presidenti amerikan Barak Obama thotë se shkurtimet e shpenzimeve qeveritare që hynë në fuqi në mars janë duke e dëmtuar ekonominë amerikane.

Shkurtimet ndodhën, pasi Obama dhe opozita republikane në Kongres nuk arritën dot një marrëveshje mbi planet për taksat dhe shpenzimet.

Bllokimi i marrëveshjes nënkuptonte dhe në fakt u pasua nga shkurtimet automatike të programeve qeveritare, si dhe të disa punonjësve të qeverisë. 

Javën e kaluar u njoftua shkurtimi i vendeve të punës për rreth 1 mijë e 500 kontrollorë të trafikut ajror, të cilët nuk u praqitën në punë, duke shkaktuar vonesa në fluturime, deri në momentin kur Kongresi e ndryshoi vendimin për shkurtimin e tyre.

Presidenti i bëri thirrje Kongresit të arrijë një marrëveshje që mund të pakësojë borxhin e vendit, duke investuar në programet për përmirësimin e infrastrukturës dhe për të nxitur arsimin dhe shkencën.

Por Shtëpia e Bardhë dhe republikanët kanë pikëpamje të ndryshme mbi politikat financiare që qeveria duhet të ndjekë.

Dje,  raportet e reja treguan se ekonomia amerikane - më e madhja në botë - është duke u përmirësuar në disa fronte. Çmimet e shtëpive në muajin shkurt u rritën në nivelin më të lartë në shtatë vjet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)