16 Janar 2025

Obama, shkurtimet në buxhet do të rritin papunësinë

Washington, 21 shkurt - Presidenti amerikan Barack Obama është duke rritur presionin ndaj kongresit për të shmangur shkurtimin e 85 miliardë dollarëve nga buxheti muajin e ardhshëm.

Obama paralajmëroi se vendet e punës në Shtetet e Bashkuara janë nën rrezik.

\"Këto shkurtime nuk janë të zgjuara. Ato nuk janë të ndershme. Ato do të dëmtojnë ekonominë tonë, duke zhytur në papunësi me qindra e mijëra amerikanë. Njerëzit do të humbin vendin e punës. Norma e papunësisë mund të rritet sërish.\"

Për shkak se të dy dhomat e kongresit nuk punojnë këtë javë, ka pasur pak përpjekje për të arritur një marrëveshje për të ndaluar shkurtimet në buxhet.

Përveç rastit që mund të arrihet një marrëveshje, shkurtimet e shpenzimeve buxhetore do të fillojnë më 1 mars dhe do të vazhdojnë deri më 30 shtator, sipas planit afatgjatë për shkurtimin e 1.2 trilionë dollarëve nga buxheti.

Zyra e Kongresit për Buxhetin, parashikon se nëse shkurtimet fillojnë më 1 mars, ngadalësimi ekonomik mund të ndalojë hapjen e 750 mijë vendeve të reja të punës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)