Obama propozon buxhet prej 4 trilionë dollarë për vitin 2016
Washington, 3 shkurt - Presidenti amerikan Barack Obama njoftoi një buxhet rekord me vlerë prej 4 trilionë dollarësh amerikanë për vitin 2016 duke shënuar një rritje prej 6.4% në krahasim me buxhetin e vitit të kaluar.
Buxheti i ri synon rritjen e shpenzimeve në infrastrukturë, arsim, rritjen e aftësisë konkurruese dhe forcimit të klasës së mesme.
Për të rritur të ardhurat, buxheti propozon rritjen e taksave për të pasurit dhe mbyllen e hapësirave për evazion fiskal nga korporatat.
Republikanët i pritën me përbuzje këto propozime. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhës John Boehner e përshkroi buxhetin me shprehjen: \"Më shumë taksa dhe më shumë shpenzime\".
Projekt-buxheti i presidentit pritet të anullojë shkurtimet automatike të shpenzimeve që kanë ndikuar që tek gadishmëria ushtarake deri tek përgjigjia ndaj krizave shëndetësore si Ebola.
Kushtetuta amerikane i jep kongresit kompetencat të miratojë ligje për taksat dhe shpenzimet. Por presidenti mund të nënshkruajë apo tu vërë veton ligjeve, që do të thotë se një marrëveshje mes dy degëve të qeverisë do të duhet të arrihet në mënyrë që qeveria të vazhdojë të funksionojë përtej shtatorit kur skadon buxheti aktual.