Obama premtoi mbikëqyrjen e industrinë amerikane të financës
Washington, 27 janar - Presidenti amerikan, Obama emëroi tri ditë më parë Mary Jo White, një prokurore federale, në krye të policisë së bursës amerikane, Komisioni i Operacioneve të Bursës (SEC), ngarkuar për kryerjen sa më mirë të reformës të Wall Street.
Ai emëroi gjithashtu Richard Cordray në krye të zyrës amerikane të mbrojtjes së konsumatorëve në shërbimet financiare (CFPB), krijuar në vitin 2010.
Obama premtoi të shtunën se do të mbikëqyrë industrinë amerikane të financës për të penguar çdo sjellje të papërgjegjshme dhe mbështeti emërimet në krye të policisë financiare.