Obama premtoi fundin e krizës financiare
Washington, 21 janar - Presidenti amerikan Barak Obama premtoi fundin e krizës financiare dhe politika ekonomike për të përfituar të gjithë amerikanët.
Në fjalimin e tij vjetor, drejtuar Kongresit Obama paraqiti strategjinë e tij për \"ekonominë e klasës së mesme\".
\"Tani është në dorën tonë për të zgjedhur, se cilët ne duam të jemi në 15 vitet e ardhshme\", tha ai.
Presidenti tha se ka në plan të ndërtojë një rritje duke siguruar familjet punëtore nëpërmjet ndihmës mjekësore dhe kujdesit ndaj fëmijëve.
\"A do të pranojmë një ekonomi ku vetëm disa prej nesh ja kalojnë në mënyrë spektakolare? Apo do të zotohemi për një ekonomi që gjeneron të ardhura në rritje dhe shanse për të gjithë ata që bëjnë përpjekje\", tha ai.
Fjalimi i Obamës përfshiu gjithashtu edhe planet për të ndërtuar një ekonomi konkurruese, duke përmirësuar infrastrukturën e Amerikës dhe duke siguruar qasje të lirë për kolegjin e komunitetit.
\"Ky plan është shansi juaj për të qenë gati për një ekonomi të re, pa patur barrën e borxhit\", tha ai.
Në fundjavë, Shtëpia e Bardhë u zotua se do të mbyllë rrugëdaljet tatimore mbi trashëgimitë e mëdha, do të rritë tatim-fitimet mbi ata njerëz që janë të pasur nga 23,8% në 28%, dhe do të vendosë tarifa të reja mbi firmat financiare amerikane me të ardhura rreth 50 miliardë dollarë. Por disa anëtarë të lartë të Partisë Republikane e quajtën këtë si \"luftë klasash\".