12 Janar 2025

Obama: Përmirësimi i ekonomisë do të dojë vite

Washington, 12 dhjetor - Presidenti amerikan Barak Obama tha se përmirësimi i ekonomisë do të dojë vite, duke e quajtur atë një proces afatgjatë.

Në një intervistë të transmetuar sot, zoti Obama tha se problemet strukturore në ekonomi janë ndërtuar për dy dekada. Ai tha se riparimi i tyre do të dojë më shumë kohë sesa një mandat në detyrë dhe ndoshta më shumë se një president.

Ekonomia amerikane vazhdon të tregojë shenja përmirësimi me nivelin e papunësisë që ra nga 9 në 8 presje 6 përqind. Por megjithatë ajo është shumë më e lartë nga niveli normal prej katër apo 5 përqindësh.

Niveli i papunësisë shihet si një faktor kryesor në shanset e zotit Obama për t’u rizgjedhur për një mandat të dytë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)