Obama përgatit një plan të ri për shpëtimin e ekonomisë
Washington, 17 gusht - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës po përgatit një plan të ri për të shpëtuar vendin nga kriza ekonomike.
Obama tha se planin do ti paraqesë Kongresin në shtator.
Do të paraqes një plan të posaçëm, i cili do të gjallërojë ekonominë amerikane, do të rrisë punësimin dhe do të na japë mundësi të kontrollojmë deficitin në buxhet. Synimi im është realizimi i kësaj, - u shpreh Obama.
Ekonomia amerikane është duke kaluar ditë të vështira. Nota e kredisë së këtij vendi nga 3A ka rënë në 2A.
Kjo situate e vështire në Amerikë, një nga ekonomitë më të mëdha të botës, shqetëson edhe tregjet botërore.