18 Nëntor 2024

Obama paraqiti buxhetin prej 3900 miliardë dollarë

Washington, 5 mars - Në propozimet e tij për buxhetin për vitin e ardhshëm fiskal, presidenti amerikan, Barack Obama, ka kërkuar rritje të rrogave minimale dhe për shpenzime të reja për përmirësimin e infrastrukturës.

Buxheti për vitin e ardhshëm fiskal parashihet të jetë 3900 miliardë dollarë.

Propozimi, që thuhet se ka pak gjasë të kaloj në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, synon reduktimin e deficitit buxhetor prej 651 miliardë dollarësh, deri në vitin 2024.

Thuhet se ky propozim për buxhet shihet si paraqitje e prioriteteve të Partisë Demokratike të presidentit Obama, para zgjedhjeve të mesmandatit në muajin nëntor.

Duke e shpallur këtë propozim, mbrëmë vonë në konferencën për shtyp në Uashington, Obama tha se “buxheti ynë është për zgjidhjet, është për vlerat tona”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)