29 Prill 2024

Obama paralajmëron për rrezikun e falimentimit të SHBA-së

Washington, 27 korrik - Një javë para kalimit të afatit për rritjen e limitit të huave, presidenti i SHBA, Barack Obama i bëri thirrje Kongresit për një zgjidhje kompromisi. Planin e propozuar nga republikanët për uljen e deficitit ai e refuzoi.

Presidenti Obama bëri thirrje me ngulm për një kompromis në grindjen midis partive mbi huatë e Shteteve të Bashkuara. Është një "lojë e rrezikshme, që nuk lejohet ta luajmë," tha ai.

"Dekadën e fundit ne kemi shpenzuar më shumë para sesa marrim. Në vitin 2000 qeveria kishte një suficit buxhetor. Por, në vend që t'i përdorte ato para për të shlyer huat tona, biliona dollarë u harxhuan për shkurtime të reja taksash, ndërsa dy luftëra dhe një program i shtrenjtë (mjekësor) barnash me recetë thjesht iu shtuan kartës sonë të kreditit."

Një falimentim i SHBA-së do të ishte një rezultat "i pamëshirshëm dhe ipapërgjegjshëm" i debatit në grindjen për buxhetin, theksoi presidentiamerikan Barack Obama në një fjalim drejtuar kombit. Të vetmit, që pengojnë një marrëveshje të balancuar, janë ata deputetë republikanë, të cilët refuzojnë rritjet e taksave, tha presidenti.

"Sikur të ndjekim udhën e tanishme, atëherë huatë tona në rritje mund të na kushtojnë vende pune dhe mund të dëmtojnë rëndë ekonominë tonë," tha më tej Obama. Në të njëjtën kohë ai u bëri thirrje shtetasve amerikanë, që t'i shtyjnë deputetët e tyre të Kongresit drejt marrëveshjes. "Nëse doni një model të balancuar për të ulur deficitin, atëherë ua thoni këtë përfaqësuesve tuaj në Kongres," u shpreh presidenti gjatë fjalimit të transmetuar drejtpërdrejt mbrëmë (e hënë, 25.07.2011, ora lokale) në televizion.

"E vetmja arsye përse ky model i  balancuar nuk është duke u kthyer në ligj tani është sepse një numër sinjifikativ republikanësh në Kongres po këmbëngulin për një model vetëm me shkurtime, një model, që nuk u kërkon amerikanëve më të kamur ose sipërmarrjeve më të mëdha që të kontribuojnë diçka." Jam i bindur, që kompromisi është ende i mundshëm, tha ai.

Në rast se deri të martën e javës së ardhshme nuk do të ketë marrëveshje në lidhje me atë, që qeveria amerikane lejohet të marrë më shumë hua sesa vlera prej 14,3 bilionë dollarësh e sanksionuar me ligj, ajo nuk është më në gjendje t'i paguajë faturat e saj. Në lojë është edhe nota më e lartë e besueshmërisë në kredidhënie për Shtetet e Bashkuara, "AAA". Republikanët, të cilët kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, janë kategorikisht kundër rritjeve të taksave për njerëzit me të ardhura më të larta, të planifikuara nga demokratët e Obamës. Demokratët, të cilët mbizotërojnë në Senat, duan nga ana tjetër të shmangin shkurtimet e forta në sistemet shoqërore.

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, John Boehner, e akuzoi Obamën se po kërkonte prej Kongresit një çek të bardhë. "Kjo thjesht nuk do të ndodhë," tha Boehneri. Sipas tij Obama ka kërkuar disa herë një model domosdoshmërisht të balancuar ("gjë që në Uashington do të thotë, ne shpenzojmë më shumë para, ju paguani më shumë," kritikoi politikani republikan).

Boehneri pati paraqitur së fundi një plan, i cili parasheh një rritje të kufirit të huave të lidhur me kursime në dy etapa. Por Obama e ka refuzuar këtë disa herë. Shtëpia e Bardhë nga ana tjetër doli kundër projektit, që paraqiti udhëheqësi demokrat i Senatit Harry Reid. Sipas tij limiti i huave (gjithashtu i lidhur me shkurtime të shpenzimeve) do të rritej në një hap të vetëm.

Sipas njoftimeve të medieve, plani i Boehnerit parashikon fillimisht një paketë kursimesh prej 1,2 bilionë dollarësh brenda dhjetë vjetësh dhe një rritje të kuadrit të kredive me rreth një bilion. Më pas, në fillim të 2012-ës, Kongresi do të miratojë shkurtime të mëtejshme prej të paktën 1,8 bilionë dollarësh. I lidhur me këtë kuadri i kredive do të rritej me 1,6 bilionë dollarë të tjerë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)