20 Nëntor 2024

Obama ofron shkurtime taksash për korporatat

Washington, 1 gusht - Presidenti Barack Obama po ofron shkurtime taksash për korporatat në këmbim të krijimit të vendeve të reja të punës.

Presidenti e shpalosi propozimin e tij dje gjatë një fjalimi në qytetin jugor Chattanooga të shtetit Tennessee në një qendër gjigande të shpërndarjes së prodhimit për kompaninë e shitjeve online Amazon.

\"Tani, të gjithë e dinë se kodi ynë i taksave është i mbushur me të çara. Kompanitë që investojnë në Amerikë paguajnë 35 përqind të të ardhurave në taksa, kurse korporatat që kanë llogaritarë të zotë i çojnë paratë e tyre jashtë vendit dhe paguajnë shumë pak ose aspak taksa. Kjo nuk është e drejtë dhe nuk është mirë për ekonominë.\"

\"Jam i gatshëm të thjeshtoj kodin e taksave, të mbyll këto të çara dhe t’i jap fund nxitjes së largimit të vendeve të punës jashtë vendit. Le të thjeshtojmë taksat për pronarët e bizneseve të vogla dhe t’u japim atyre stimuj për të investuar në mënyrë që të harxhojnë më pak kohë për të mbushur formularët dhe më shumë kohë për të zgjeruar biznesin.”

Obama e paraqiti planin e tij si një ofertë tjetër të madhe ndërsa përpiqet të joshë republikanët e Kongresit për të ndryshuar ligjet e taksave dhe për të pakësuar deficitin buxhetor të vendit përmes shkurtimit të shpenzimeve dhe rritjes së të ardhurave nga taksat.

Nuk është e sigurtë nëse zoti Obama mund të arrijë një marrëveshje me republikanët që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve dhe kanë kundërshtuar përpjekjet e tij për të rritur taksat për amerikanët e pasur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)