Obama nënshkruan shkurtimet prej 85 miliardë dollarësh
Washington, 2 mars - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama ka nënshkruar urdhrin për zbatimin e shkurtimeve automatike në vlerë prej 85 miliardë dollarësh.
Obama kundërshtoi shkurtimet dhe iu kërkoi demokratëve dhe republikanëve që të gjejnë një kompromis, por meqë afati për urdhërimin e shkurtimeve afrohej në mesnatën e 1 marsit dhe nuk kishte shenja të një marrëveshjeje, ai ka nënshkruar urdhrin.
Shkurtimet e thella, të njohura si sekuestrim, shihen si një mjet për të kapërcyer dallimet në ballafaqimin me borxhi prej 11.7 trilionë dollarësh.
Shkurtimet janë pjesë e një ligji të miratuar dy vjet më parë, i cili kishte për qëllim tëishte aq dënues, sa që do të detyronte demokratët dhe republikanët të gjejnë një kompromis.
Shkurtimet do aplikohen në 5 për qind nga agjencitë vendase dhe 8 përqind për Pentagonin dhe aplikohen nga 1 marsi deri më 1 tetor.