Obama nënshkruan buxhetin
Washington, 27 dhjetor - Presidenti amerikan Barack Obama ka nënshkruar buxhetin për dy vitet e ardhshme fiskale.
Shtëpia e Bardhë njoftoi të enjten se Obama e nënshkroi dokumentin dhe disa akte të tjera ligjore teksa është me pushime në Hauai.
Buxheti, që u hartua nga bashkëkryetarët e panelit bipartizan, kaloi me sukses në Dhomën e Përfaqësuesve, që kontrollohet nga republikanët dhe në Senat, ku demokratët kanë shumicën.
Në bazë të marrëveshjes, nivelet e shpenzimeve për institucionet në varësi të qeverisë federale do të jenë pak më shumë se një trilion dollarë, për 2014-ën dhe me të njëjtën shumë për një vit më pas. Synimi është që deficiti buxhetor të ulet me mbi 20 miliardë dollarë brenda një dekade.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, Obama firmosi edhe aktin për autorizimin e mbrojtjes për 2014-ën.
Ligji përcakton fondet për projektet e Departamentit të Mbrojtjes, programet për sigurinë kombëtare të Departamentit të Energjisë dhe për shpenzimet e agjencive të tjera qeveritare