Obama nënshkroi ligjin e buxhetit
Presidenti Barak Obama nënshkroi ligjin që u miratua këtë javë nga të dy dhomat e Kongresit, pas tri vitesh mungesë stabilitetit buxhetor dhe grindjesh partiake midis demokratëve dhe republikanëve.
Buxheti financon qeverinë federale deri më 30 shtator duke i qëndruar larg rrezikut të rimbylljes së administratës, siç ishte rasti tetorin e kaluar që zgjati për më shumë se pesëmbëdhjetë ditë.
Obama vlerësoi faktin se ky buxhet ishte një ndihmë e vërtetë për amerikanët që kanë vështirësi më të mëdha ekonomike.
Kjo nuk është vetëm një çështje shifrash, theksoi ai. Bëhet fjalë për bashkëkombas të pastrehë të cilët do të kenë mundësi të kenë një banesë. Për shkencëtarë të rinj të cilët mund të gjejnë një kurë kundër kancerit ose sëmundjes së Alzheimerit, këmbënguli ai.
Ky ligj i financave përfshin shpenzimet aktuale, që përbëjnë rreth një të tretën e shpenzimeve totale të Shtetit federal. Më tepër se 1,012 miliardë dollarë, buxheti përfshin 92 miliardë dollarë për operacionet ushtarake jashtë vendit, kryesisht luftën në Afganistan, dhe 6,5 miliardë dollarë për shpenzimet e jashtëzakonshme në lidhje me fatkeqësitë natyrore