16 Janar 2025

Obama lejon të hetojnë llogaritë bankare të shtetasve amerikanë

Washington, 14 mars - Qeveria e presidentit amerikan Barak Obama ka lejuar shërbimet sekrete dhe të informacionit në Amerikë që të hetojnë dhe analizojnë të dhënat e llogarive bankare dhe financiare të shtetasve amerikanë.

Presidenti amerikan Barak Obama vizitoi Kongresin tre ditë radhazi këtë javë për bisedime me ligjvënësit në një përpjekje të pazakontë që synon zgjidhjen e ngërçit mbi buxhetin, shpenzimet qeveritare, taksat dhe borxhin kombëtar.

Obama, gjatë mandatit të parë të tij katër-vjeçar, është angazhuar rrallë në diskutime të drejtpërdrejta mbi programin qeveritar me ligjvënësit, duke preferuar për të biseduar vetëm me udhëheqësit e Kongresit apo me zgjedhësit në takime në formë fushate në mbarë vendin.

Por javën e kaluar ai u takua me 12 senatorë republikanë gjatë një darke pune në një hotel në Washington; pastaj ftoi për një drekë punë në Shtëpinë e Bardhë kundërshtarin e tij kryesor, ligjvënësin republikan Paul Ryan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)