Obama: Kriza në Eurozonë frikëson mbarë botën
Washington, 28 shtator - Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, pohoi gjatë një forumi social se kriza në zonën euro frikëson mbarë botën dhe se shkaku ishte paaftësia e evropianëve për të rivënë në mirëfunksionim bankat e tyre.
"Disa vendet në Evropë nuk e kanë marrë plotësisht veten pas krizës së 2007, dhe nuk janë marrë asnjëherë seriozisht me vështirësitë me të cilat përballeshin bankat e tyre", pohoi Obama gjatë një forumi të organizuar në Silicon Valley (Kaliforni, perëndim) nga rrjeti social profesional "LinkedIn".
"Kjo është pasojë e asaj ç'ka po ndodh në Greqi. Pra, evropianët po kalojnë një krizë financiare që frikëson të gjithë botën", shtoi ai, duke vlerësuar se masat e ndërmarra nga qeveritë evropiane nuk kishin qenë aq të shpejta sa duhet.