26 Janar 2025

Obama kërkon pakësimin e taksave për klasën e mesme

Washington, 2 dhjetor - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama tha se është e pa-pranueshme për disa republikanë në Kongres që të mbajnë peng pakësimin e taksave për klasen e mesme, sepse ata refuzojnë shtimin e taksave për amerikanët e pasur.
 
Presidenti Obama tha në fjalimin e përjavshem sot se taksat  e një familjeje tipike amerikan të klasës së mesme me katër anëtarë, do të shtoheshin me më tepër se 2 mijë dollarë në qoftë se ngritja e taksave hyn në fuqi më 1 janar.

Presidenti Obama, i cili fjalimin e tij javor e mbajti nga një fabrikë lodrash në shtetin e Pensylvanisë, i bëri thirrje popullit amerikan që t’i kontaktojnë përfaqësuesit e tyre në Kongres për t’i njohur lidhur me ndikimin që do të ketë humbja e 2 mijë dollarëve për çdo familje amerikane.

Presidenti Obama dëshiron të shkurtojë taksat për çdo familje me të ardhura më pak se 250 mijë dollarë në vit. Kurse Republikanët kërkojnë paksimin e taksave edhe për amerikanët e pasur.
Senatori Orrin Hatch nga shteti veri-përendimor, Utah në përgjigjen e tij në emër të partisë Republikane kritikoi planin e Presidentit për taksa duke e cilësaur atë si “Jo serioz.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)