Obama kërkon bashkëpunim global për rritjen ekonomike
Seul, 11 nëntor - Presidenti amerikan, Barak Obama, pranoi së bashku me liderët e tjerë botërorë, të lënë mënjanë diferencat dhe të punojnë së bashku për rimëkëmbjen ekonomike.
Në samitin e G-20-ës që po mbahet në Korenë e Jugut, Obama theksoi se SHBA-ja do të luajë pjesën e saj për të krijuar vende të lira pune dhe për të luftuar pabarazitë. Por në një deklaratë para takimit në Seul, ai theksoi se i vetëm nuk do ia arrinte qëllimit.
Komentet e Obamës do të shikohen si një përpjekje për të shuar dyshimet se Samiti i Seulit do të karakterizohej nga SHBA-ja dhe Kina, lidhur me të ashtuquajturën luftë monedhash dhe luhatjet e tregtisë.