12 Janar 2025

Obama i premton BE-së mbështetje në krizën e huave

Washington, 29 nëntor - Presidenti amerikan Barack Obama, i premtoi Bashkimit Evropian mbështetjen e Washingtonit në luftën kundër krizës së huave.

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të japin kontributin e tyre, tha Obama pas një takimi me përfaqësues të rangut të lartë të BE-së në Shtëpinë e Bardhë.

SHBA-ja druan pasojat e krizës mbi qëndrueshmërinë e sistemit financiar botëror dhe koniunkturën në vendin e vet.

Në një konferencë shtypi me presidentin e Komisionit Evropian José Manuel Barroso dhe me presidentin e Këshillit Evropian Herman Van Rompuy, Obama bëri të qartë se kapërcimi i krizës së huave në eurozonë është me rëndësi të madhe për ekonominë amerikane.

Me premtimim e tij për ndihmë presidenti amerikan shkoi më tej sesa pozicioni i tij i deritanishëm. Deri tani qeveria amerikane pati theksuar gjithnjë se evropianët duhet t\'i vinin në kontroll me forcat e tyre turbulencat ekonomike.

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) pati paralajmëruar prej një rrëshqitjeje të eurozonës në recesion, duke ulur edhe parashikimin e saj për rritjen e ekonomisë amerikane për 2012-n. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)