17 Nëntor 2024

Obama: Gratë meritojnë pagë të drejtë

Washington, 2 nëntor - Presidenti Barack Obama thotë se ka ende gra që paguhen më pak se burrat për të njëjtën punë.

Gjatë fjalimit të tij të përjavshëm në radio, presidenti tha se “ne nuk kemi qytetarë të dorës së dytë në këtë vend – dhe këtë nuk duhet ta kemi as në vendet e punës.\"

Ai tha se gratë meritojnë pagë të drejtë si dhe mundësi të barabarta për sukses.

Zoti Obama tha se një zgjidhje për të rritur pagën e grave është që Kongresi të miratojë rritjen e pages minimale, diçka që nuk e kanë bërë për shtatë vjet.

Presidenti Obama tha se gati 28 milionë punonjës do të përfitonin nga rritja e pages minimale në 10 dollarë e 10 cent dhe më shumë se gjysma e tyre do të jenë gra.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)