Obama: Gjatë vitit 2011 të rimekembet ekonomia
Washington, 2 janar - Presidenti amerikan, Barak Obama, ka bere publik qëllimin e tij për Vitin e Ri 2011, e kjo është rimekembja e ekonomisë së Shteteve të Bashkuara.
Në fjalimin e tij javor, zoti Obama ka premtuar se do të bëjë çdo gjë të mundshme për rritjen e ekonomisë, krijimin e vendeve të punës dhe forcimin e klasës së mesme.
Papunësia gati 10% dhe pakënaqësia lidhur me politikat ekonomike të zotit Obama, e kishin ndihmuar fitoren e republikanëve në zgjedhjet e mandatit për Kongres, në muajin nëntor.
Tashme republikanët do ta kenë shumicën në Dhomën Përfaqësuese, ndërsa demokratët në Senat.
Presidenti Obama u ka bërë thirrje demokratëve dhe republikanëve, që të punojnë së bashku gjatë këtij viti dhe ta ndajnë përgjegjësinë për lëvizjen e vendit përpara.